Nga sot kontrolle të shumta të qarkullimit rrugor, 10-fishohet gjoba për përdorimin e celularit

Drejtori i policisë rrugore, Mitat Tola, në një dalje për shtyp ka paralajmëruar se masat për qarkullimin rrugor do të shtohen, me qëllim pakësimin e aksidenteve. Në prag të festave të nëntorit dhe ato të fundvitit, kontrollet në rrugë do të jenë më të shpeshta për të ndëshkuar çcokënd që drejton mjetin në gjendje të dehur. Për shkak të rritjes së masave të ndëshkimit, aksidentet këtë vit kanë pësuar një ulje me rreth 40 viktima më pak se vitin e shkuar. Për të rritur më shumë sigurinë në rrugë që sot do të vijojnë kontrollet masive nga policia rrugore në çdo aks. Ndryshime do të ketë në gjobat, ku përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit do të 10-fishohet nga shuma 15 mijë lekë të vjetra që është aktualisht. Mos vendosja e rripit të sigurimit për shoferin dhe pasagjerin do të ketë ndëshkime gjithashtu. Këto janë më së shumti shkaqet kryesore të aksidenteve në rrugë. Kështu, nga dita e sotme policia rrugore do të ngrejë postblloqe në akse të ndryshme, do të ketë patrullime më të shpeshta dhe më shumë radarë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet