Ngacmimet seksuale në vendet publike, del raporti

Rreth 40% e grave shqiptare janë të rrezikuara nga ngacmimet seksuale në vendet publike. Të dhënat janë publikuar nga Organizata UNWomen e cila ka intervistuar 750 gra dhe vajza në Tiranë, Fier, Durrës. Nga kjo shifër vetëm 16% ka kërkuar ndihmë dhe asistencë. Pjesa me e madhe e tyre ka kërkuar ndihmë dhe asistencë tek të afërmit, jo tek institucionet shtetërore. Pabarazia gjinore është shkaku kryesor i dhunës dhe mungesës së infrastrukturës në institucionet. Shkak për këtë janë infrastruktura e keqe rrugore, mungesa e ndriçimit, mbipopullimi i transportit urban, sidomos në Tiranë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet