Ngricat, Bashkia gati strehën e re për qytetarët në nevojë

Bashkia e Tiranës ka ndërtuar një strehë për qytetarët që nuk e kanë një. Në një kohë kur temperaturat shënojnë disa gradë nën zero. Kjo strehë ofron veshmbathje, ushqim dhe një shtrat për të kaluar natën. Disa qytetarë kanë filluar të marrin shërbimin në këtë strehë. "Ky është projekti ynë i dytë i suksesshëm që kemi hapur së bashku me ambasadorin. Të parat kanë qenë shtëpitë e reja për komunitetin rom, të cilët u larguan nga lumi ku rrezikonin jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Ndërkohë, nga sot kemi nisur zyrtarisht një nismë tjetër, e cila besoj është një nga nismat më sociale në Tiranë: një strehë e përhershme për njerëzit që janë në situatë rruge", tha Veliaj i cili beri dhe nje njoftim per drejtuesit e institucioneve arsimore, që të lajmërojnë në kohë për çdo nevojë që mund të kenë. Rruget rurale po mbahen te kalueshme me krime dhe skorje nga punonjesit e bashkise.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet