Ngricat në rrugë, kujdes në këto akse!

Ngrica, dëborë dhe rrugë problematike, solli ulja e temperaturave në vend. Punonjëst e ARRSHsë kanë filluar me kriposjen e rrugëve.

Në disa akse siç është qarku i Korçes, Korçë - Voskopojë, Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Liqenas-Doganë Goricë), Qarku i Kukësit (Lusen-Domej), makinat duhet të kenë zinxhirë.

Në Shkodër, reshje dëbore ka patur në Kukës, Dibër dhe Shkodër. Në akset e Tropojës ka reshje të dobëta dëbore. Në akset e Dibrës, Kuben-Vasie, vazhdon puna për pastrimin dhe kriposjen. Në aksin Ura e Cerenecit-Stebleve, bora arrin trashësinë 15 cm. Po punohet me fadroma për pastrimin dhe kriposjen. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Në akset e Kukësit, Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit, po punohet për pastrim dhe kriposje. Nuk ka probleme në lëvizje.

Në Tiranë, në akset e Dajtit ka reshje të pakta bore dhe prezencë akulli. Në segmentet fundore të Qafë Priskë-Qafë Mollë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Në aksin Librazhd-Stebleve, në segmentin fundor të tij në Lunik-Stebleve, ka rresh 15 cm borë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

Në Gjirokastër, reshjet e rëna gjatë natës, kanë bërë që dhe pas punës së kontraktorëve për pastrimin dhe kriposje, në akset e qarkut makinat duhet të qarkullojnë me zinxhirë.

Këshilla: Shoferët duhet të jenë kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirë në rrugët për të cilat njoftuam që qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet