Çfarë duhet të kenë parasysh shoferët në këto ditë ngricash?

Janë shtuar patrullat e Policisë rrugore në të gjitha akset rrugore, ku ka dëborë dhe ngrica. Policia e shteti këshillon drejtuesit e automjeteve të mos ecin me shpejtësi, dhe jo pa zinxhirë. Gomat e makinave duhet të jenë të përshtatshme për dimër. Vendosja e rripit të sigurimit është një tjetër masë që duhet marrë në këto ditë ngricash. Celulari është një aksesor që nuk duhet përdorur kur drejton makinën. Në rast nevoje telefononi në 112 apo dërgoni imazhe në aplikacionin "Komisariati Dixhital", duke ju siguruar një reagim të shpejtë dhe profesional.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet