Ngricat: akset kryesore ende me probleme në qarkullim

Qarkullimi rrugor në akset kryesore të vendit vazhdon të ketë probleme të rënda dhe kalimi i makinave duhet të bëhet me zinxhirë. Në të gjitha akset kombëtare të këtij rajoni ku përfshihen rrugët e qarkut të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhir. Në rajonin verior, në Shkodër, kontraktorët kanë punuar gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Në të gjitha akset e këtij rajoni ka përmirësim të dukshëm të gjendjes së akseve.

Segmentet rrugore ku rekomandohen zinxhirët janë Qafë Mali-Fierzë, Ura e Cerenecit-Steblevë, Qafë Bualli-Krastë dhe Trebisht-Doganë. Ndërsa segmentet rrugore ku rekomandohet qarkullimi pjesërisht me zinxhir janë Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Draje, Peshkopi-Ushtelencë, Domaj-Draj Rec dhe Bulqizë-Fushë Bulqizë.

Në rajonin qendror, puna nga ana e kontraktorëve vazhdon për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës. Akset ku qarkullohet pjesërisht me zinxhirë janë rrugët e Dajtit (Qafë Priskë – Qafë Mollë, Qafë Priskë – Shëngjergj), rruga Lunik – Steblevë dhe Krujë-Sarisalltik.

Në akset e tjera të rajonit qendror të vendit qarkullimi nuk ka probleme.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet