Nikolla flet pas sulmit të studentes: ''të gjithë ata që duan të protestojnë mund ta bëjnë diçka të tillë lirisht''

Disa ditë pas spërkatjes me salcë nga studentja Mirela Ruko, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla është shprehur për mediat duke thënë se ngjarja padyshim e ka prekur. Ajo tha se nuk e priste aktin e studentes dhe se i vjen keq për këtë të fundit, jo sepse hodhi salcë mbi kokën e saj por sepse bën pjesë në një grup njerëzish jo dinjitoz. Në intervistën e dhënë, Nikolla nuk harrojitë theksonte se është e thjeshtë të sulmosh dikë që ecën në rrugë e pashoqëruar dhe pa makinë. Nikolla tha se protestueses nuk do ti ndodh asgjë pasi iku koha kur protestuesit vriteshin në bulevard. "Të gjithë ata që duan të protestojnë mund ta bëjnë diçka të tillë lirisht, pasi fatmirësisht ka ikur koha kur ata që ngrinin zërin, vriteshin në bulevard", sqaroj në fjalën e saj Ministria e Arsimit. Akti i studentes e ka bërë Nikolën të mendoj seriozisht për kërkesat dhe problematikat që kanë nxënësit dhe studentët shqiptarë. "Nuk e përjetova personalisht, por e përjetova seriozisht", tha Nikolla duke cituar një shprehje të Hilary Clinton. Kjo ngjarje nuk ka shqetësuar vetëm Ministren, por edhe familjen e saj e sidomos nënën e saj të moshuar. Gjatë intervistës Nikolla u ndal edhe në jetën e saj studentore dhe tha se as atëhere gjërat nuk kanë qënë të thjeshta.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet