Nikolla: ky vit shkollor do t'i dedikohet cilësisë në mësimdhënie

Ministrja Nikolla u shpreh se ky vit shkollor do t’i dedikohet mësuesve dhe do të përqëndrohet në kualifikimin e tyre. Kështu e nisi urimin e saj ministrja e Arsimit, për të gjithë mësuesit dhe nxënësit që i rikthehen sot bankave të shkollës. Më tej Nikolla shtoi se sistemi i punësimit në arsim do të bëhet sipas meritës dhe jo sipas teserës. Ajo u kërkoi 1500 mësuesve që u punësuan nga portal ‘mësues për Shqipërinë’, të gjejnë mëyra për të përmisuar cilësinë e mësimdhënies. Duke u ndalur tek tekstet shkollore, ministrja vuri në dukje një hap pozitiv, që është përmirësimi i kurrikulës së gjimnazit, duke e përafruar me studimet universitare. Veç kësaj, 155 mijë nxënës, do të kenë mundësi këtë vit që të mësojnë me tekste europiane dhe dixhitale, falë projektit pilot që do të zbatohet në 60 shkolla. Këtë vit për herë të parë do të futet në kurrikula lënda besime fetare, e cila do të testohet në 10 shkolla kryeqytetase.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet