
Nis dezinsektimi në bregdetin e Velipojës
Ministria e Shëndetësisë ka nisur fushatën për dezinsektimin e ultësirës perëndimore. Janë dezinsektuar rreth 50 hektarë sipërfaqe, veçanërisht në Velipojë dhe Shkodër, pranë zonave bregdetare. Ministri Beqaj ka deklaruar se kjo ndihmon në mbarëvajtjen e sezonit turistik por mbron edhe pushuesit ka infeksione të ndryshme. Ndërkohë mjeku epidemolog, Jorgji Petrokosta, është shprehur se po përdoren mjetet më të mira bakterologjike, për luftimin e larvave dhe mushkonjave.
Ky proces do të vijojë deri në muajin tetor.
Komenti juaj do të presë që të aprovohet. Pas kësaj, ai do të shfaqet poshtë artikullit
1 Komentet
Po pse Tani me mire nga Nentori Ta benin