Nis reforma në inspektoriate, testime dhe largime nga puna

Ka nisur tashmë reforma në inspektoriate ku do të ketë në fokus testimin dhe largimin nga puna të militantëve dhe të paaftëve. Deri më tani ka patur vetëm largime të drejtuesve, ndërsa në ditëtët në vijim reforma do të ketë fokus të gjithë punonjësit. Kështu më datë nëntë dhjetor rreth 1300 inspektorë në të gjithë vendin do ti nënshtrohen një testimi me shkrim.

Në Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Sociale, do të hyjnë në testim, 119 persona; në nspektorati Shtetëror Shëndetësor, do të hyjnë në testim, 210 persona; 293 inspektorë në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit; 294 inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Ujërave dhe 294 inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve. Të gjithë ata që nuk do të kalojnë testin e parë do të largohen menjëherë nga puna. Kryeministri Rama ka paralajmëruar edhe më herët se fokus i kësaj reforme do të jenë kryesisht militantët dhe të paaftët, por gjithashtu të korruptuarit dhe ata që janë punësuar jashtë kriterit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet