Nis vetingu në polici/ Oltion Shehu, shef i Sektorit të Ankesave në SHÇBA i pari që i nënshtrohet kontrollit

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) do të nisë sot në orën 12:00 procesin e vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme. I pari që do të dalë para vetingut sot do të jetë Oltion Shehu, shef i Sektorit të Ankesave në SHÇBA. Trupa e vlerësimit do të përbëhet nga Marjeta Gjelaj, Ela Kerka dhe Ana Kapaj. Ndërkohë që ditën e premte në datë 8 do të dalë para komisionit të vlerësimit kalimtar Adriatik Ago, zv/ drejtor i Përgjithshëm, SHÇBA. Trupa e vlerësimit do të përbëhet nga Ana Kapaj, Elvira Daberdaku, Elida Liko. /Ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet