Nisin aksionet 'konfidenciale' në transportin me pasagjerë

'Dokumenti i udhëtarit' sigurohuni t'a keni para se të niseni për transport udhetarësh

TIRANE - Do të kontrollohen dhe furgonat, autobuzat dhe mjete të tjera të transportit publik."Fshesa" tatimore që ka nisur dje do të "pastrojë" dhe informalitetin e mjeteve të transportit publik. Në qytete udhëtarët do të verifikohen para nisjes me anë të kartës së identitetit. Të dhënat rregjistrohen në "dokumentin e udhëtarit" i cili është i domosdoshëm për çdo shofer për t'a patur kur niset për destinacion. Rrezikon të gjobitet shoferi nëse nuk e ka të plotësuar këtë dokument që në nisje.Dokumenti lëshohet nga bashkitë e qytetit. Veç kësaj nuk lejohen më autobuzat e linjave të qyteteve të mbushura dëng, me udhëtarë që qëndrojnë në këmbë, me pasagjerë pa bileta apo jashtë standartit. Policia rrugore dhe hetimet për transportin publik mund t'i verifikojnë në çdo moment, nëse më parë nuk do të krijonin konfidenca me shoferët e autobuzëve, që shpesh herë i bien borisë, i përshëndesin, "merren vesh në ajër" dhe vazhdojnë punën pasi i buzëqeshin njeri - tjetrin.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet