Nisin legalizimet për ndërtimet informale, përfitojnë 820 familje

Qeveria ka miratuar dje vendimin për kalimin e pronësisë për 820 familje që kanë ndërtuar pa leje në tokë me pronarë, duke i hapur rrugë pajisjes së tyre me certificate pronësie. Pjesën më të madhe të përfituesve e ka qarku i Tiranës.

Tanimë e gjihë praktika e punës, që nga matjet në terren, deri te dhënia e certifikatës së pronësisë, mbikëqyren nga ALUIZNI. Ky institucion, brenda 40 ditëve ka për detyrë të marrë në shqyrtim dosjen, si dhe të miratojë lejen. Ata persona që do të paraqiten për të likuiduar faturën, do të përfitojnë 30% zbritje. Për familjet që nuk do të kenë mundësi ta bëjnë një gjë të tillë, regjistrimi i tokës do ët bëhet me kufizim hipotekor. Ndërkohë ndërtuesit informal, do të pajisen me leje legalizimi dhe tapi, ndërsa pronarët e shpronësuar për efekt të procesit legalizues, do të kompensohen financiarisht.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet