Nisin procedurat për ngritjen e KLP dhe KLGJ

Kuvendi ka nisur zyrtarisht procedurat për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. Tashmë po ploësohen të gjitha kushtet e nevojshme për të mos patur asnjë arsye për të bllokuar ngritjen e ketyre dy institucioneve kaq të rëndësishmë për sistemin gjygjësor. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj i ka çuar Komisionit të Ligjeve listën nga shoqëria civile ku secili prej kandidatëve ka marrë një vlerësim. Sipas vlerësimit të Kuvendit, kandidatët të cilët mbeten në garë janë Alfred Balla i vlerësuar me 80 pikë, Andi Muratej me 79 pikë dhe Mimoza Qinami me 78 pikë, ndërsa është përjashtuar kandidatja Entela Hoxhaj. Komisioni i Ligjeve pritet të mblidhet sot, ku do krijojë një nënkomision me 5 deputetë për vlerësimin e mëtejshëm dhe përzgjedhjen e kandidatëve. Kështu kjo procedurë i hap rrugën krijimit të KLP dhe KLGJ. Në njoftimin e Kuvendit, thuhet se vlerësimi për kandidatin Andi Muratej është bërë brenda procedurave, ndërsa veçohet se ky i fundit plotëson kushtet ligjore për të qenë anëtar i KLP nga shoqëria civile.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet