Nisin punimet në Bovillë/ Disa zona të Tiranës pa ujë

Mëngjesin e kësaj të shtune kanë nisur punimet në linjën e re të transmetimit që lidh ujëmbledhësin e bovillës me impiantin e trajtimit të ujit. Punimet do të vazhdojnë deri pasditen e kësaj të diele.

Për këtë arsye, gjatë kësaj kohe, siç njoftoi edhe drejtoria e ujësjellës-kanalizimeve Tiranë, do të ketë mungesë të furnizmit me ujë.

Kinostudio, Pazari i Ri, Lapraka, Bulevardi i Ri, janë vetëm disa nga zonat e kryeqytetit, që furnizohen prej Bovillës, të cilat do të kenë ndërprerje të uji.

Ndërsa në institucionet e rëndësisë së veçantë siç janë spitalet, urgjenca mjekësore dhe burgjet janë marrë të gjitha masat për furnizimin me ujë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet