Nisin regjistrimet në universitete për fazën e parë të fituesve

Nisin nesër regjistrimet në universitete për raundin e parë të konkurimit. Dje në secilin fakultet, u bë publikimi i listave përfundimtare për këtë fazë të parë. Lindita Nikolla, në një dalje për mediat, u shpreh se e gjithë procedura do të jetë konform udhëzimit nr. 13. E njëjta skemë do të ndiqet edhe në raundin e dytë të aplikimeve, që nis pas datës datës 20 shtator. Ministrja Nikolla ka informuar se në raundin e dytë, maturantët do të kenë sërish mundësi të zgjedhin mes 10 preferencave. Më pas do të jenë universitetet të cilat do të bëjnë plotësimin e kuotave të mbetura bosh mbi bazën e rankimit të kërkesave të regjistruara për degë të caktuara. Kësaj gare pritet t’i shtohen edhe 7 mijë maturantë të tjerë, të cilët kanë mbyllur me sukses sezonin e vjeshtës. Në udhëzimin e ministrisë thuhet se studentët lejohet të regjistrohen vetëm në një program studimi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet