Nisin shkarkimet nga Vettingu, kolegji largon komisionerin

ONM pretendonte se Heral Saraçi kishte kryer shkelje

Vettingu nis të funksionojë dhe tashmë edhe me shkarkime konkrete. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të largojë nga detyra komisionerin publik Heral Saraçi. Bëhet fjalë për një procedim të nisur nga ONM, i cili pretendonte se komisioneri kishte kryer tre shkelje. Shkelja e parë lidhet me rregulloren e komisionit, ku sipas ONM-së Saraçi nuk ka bashkëpunuar me komisionerin tjetër për krijimin e një rregullorje. Një shkelje tjetër lidhet edhe me rekrutimin e stafit. Megjithëse zoti Saraçi nuk ka pranuar që ka kryer shkelje, Kolegji vendosi shkarkimin e tij nga detyra. Pas daljes nga seanca, Heral Saraçi, ka pretenduar se ky është një veprim i padrejtë dhe do të ndjekë rrugët e tjera ligjore, duke apeluar vendimin. Po se ku do ta apelojë, sipas Saraçit, në këtë rast ligji është i paqartë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet