Peter Glerum

Një javë pas tërmetit shefi mbrojtjes civile në BE vjen në Tiranë, inxhienierët vlerësojnë situatën

Shefi i i zyrës së emergjencave natyrore në BE Peter Glerum ka ardhur në Tiranë, për paketën e ndihmës për tërmetet. Kjo ndodhi një javë pas lëkundjeve të tërmetit në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Ekipi i mbrojtjes civile europiane përbëhet nga 8 shtete anëtare të BE, si: Mbretëria e Bashkuar, Finlanda, Italia, Norvegjia, Holanda, Gjermania. Ndihma europiane do të shkojë për çdo familje të dëmtuar. Sot kanë ardhur paketat nga Kroacia, ndërsa javën e ardhshme ne do të shikojmë edhe paketa të tjera që do tu shpërndahen qytetarëve kudo ku ata kanë nevojë për to. Ndihma e Bashkimit Europian do të jetë edhe me burime njerëzore për një mbështetje maksimale të autoriteteve shqiptare të emergjencave civile. Dhënia e asistencës do të jetë faza e parë, më pas vijon faza e rindërtimit. Inxhinierët e BEsë do të vlerësojnë situatën në mënyrë që njërëzit ti rikthehen normalitetit. "Ne do të vazhdojmë të shikojmë nga afër në terren situatën, do bisedojmë me qytetarët shqiptarë dhe do vazhdojmë të jemi këtu për gjithçka nevojitet,” u shpreh ai, duke shtuar se “ne kemi bashkëpunuar dhe në të shkuarën dhe kemi dhënë ndihmesën tonë, e cila ka ardhur nga 11 shtete nga Europa.”

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet