Paisje e re që përgjon Facebook, Whatsup dhe aplikacione të tjera

Në përfundim të mbledhjes që u zhvillua një ditë më parë me dyer të mbylluar, Komisioni i Sigurisë i akordoi SHISH një fond prej 350 milionë lekësh. Ky fond do të përdoret për një paisje të re që përgjon Facebook-un, Whatsup-in dhe aplikacione të tjera të smartfoneve tanë. Shërbimi Informativ Shtetëror kërkon të përgjojë edhe aplikacionet e komunikimit në celular, si Whatssap, Facebook, Viber apo të tjera për të qenë më të sigurtë në ata çka flitet apo diskutohet përmes këtyre aplikacioneve. Për këtë arsye zv.drejtori i SHISH, Elidon Bendo i kërkoi Komisionit të Sigurisë një fond shtesë për blerjen e një pajisjeje të re. Gjatë raportimit, Bendo shpjegoi se pajisja aktuale shërben vetem për telefonat dhe duhet e re, më e sofistikuar. Me ironi deputetët e komisionit i sugjeruan zv.drejtorit të SHISH të përdorë pajisjen e blerë në vitin 2013 nga ish Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, pasi është mjaft e sofistikuar. Nuk dihet nëse këto para janë të mjaftueshme për blerjen e pajisjes së re përgjuese.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet