Një sy mbi cilësinë. Ministria jep 1,6 miliardë Lekë për ushqimet

TIRANE - Ministria e Bujqësisë jep për sigurinë ushqimore 1.6 miliardë lekë, nga buxheti i vitit 2016. Sipas ekspertëve të bujqësisë, fondi kryesor i shpenzimeve për këtë sektor do të shkojë më shumë në drejtim të forcimit të kapaciteteve laboratorike diagnostikuese, me qëllim rritjen e sigurisë ushqimore në tregjet e vendit. Ndërsa në vëmendje do të jetë puna e inspektorëve në terren për kontrollin e tregtimit të produkteve në njësitë e shitjes duke respektuar kushtet higjeno sanitare, afatet skadencave etj, probleme që hasen më shpeshë nga konsumatorët. Vitin e ardhshëm, Autoriteti i kontrollit ushqimor synon të shtojë inspektimet për produktet e bulmetit dhe të mishit. Ndërsa do të ndalojë çdo rast të therjes dhe tregëtimit të mishit në rrugë jashtë çdo standardi. Buxheti në tërësi për Ministrinë e bujqësisë është rritur për vitin 2016 në 10.5 miliardë lekë nga 8.4 miliardë lekë që ishte në vitin 2015. Por, kjo rritje shkon për zërat e tjerë, siç janë menaxhimi i kullimit dhe të ujitjes, i cili këtë vit ka shkuar në 4.2 miliardë lekë, nga 2.9 miliardë që ishte një vit më parë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet