Njohja e patentave me shtetin grek vlen deri kur...

Njohja e patentave të ndërsjella me shtetin grek nuk është për të gjitha llojet e patentave. Marëveshja vlen për modelin e patentave të marra në vitin 2005 dhe 2017. Ato mund të drejtojnë makinat brenda territorit grek, brenda periudhës së vlefshmërisë së lejedrejtimit, për sa kohë nuk kanë vendosur rezidencën normale në shtetin Grek.

Shtetasit grekë, mbajtës të leje drejtimit Grek modeli I (lëshuar deri më 11 janar 1987), modeli II (lëshuar nga data 12 janar 1987 deri më 31 mars 1997), modeli III (lëshuar nga data 01 prill 1997 deri më 30 prill 2001), modeli IV (lëshuar nga data 02 maj 2001 deri më 18 janar 2009), modeli V (lëshuar nga 19 janar 2009 deri më 18 janar 2013), modeli VI (lëshuar nga 19 janar 2013), mund të drejtojnë mjete në territorin Shqiptar me Leje drejtimet Kombëtare të lëshuara nga shteti grek, brenda periudhës së vlefshmërisë së leje drejtimit, për sa kohë nuk kanë vendosur rezidencën normale në shtetin Shqiptar.

Konvertimi i leje drejtimit ndërmjet shtetit Shqiptar dhe shtetit Grek: Në momentin që shtetasit Shqiptar vendosin rezidencën normale në shtetin grek, ata mund të konvertojnë leje drejtimin Shqiptare, në leje drejtimi Greke, duke paraqitur kërkesën e tyre pranë Drejtorive të Transportit dhe Komunikimit të Rajoneve të Njësive Rajonale në Shtetin Grek, pas kryerjes së kontrolleve mjekësore që vërtetojnë se personi është i aftë fizikisht të drejtojë një mjet motorik ose një kombinim të mjeteve të kategorisë specifike, si dhe të sigurojë një përkthim zyrtar të leje drejtimit shqiptare, në gjuhën greke, pa qenë e nevojshme kryerja e testeve teorike dhe praktike. Për konvertimin e leje drejtimit shqiptarë në leje drejtimi greke, mbajtësit e saj duhet të kenë moshën e parashikuar në legjislacionin e shtetit grek.

Në momentin që shtetasit grekë vendosin rezidencën normale në territorin Shqiptar, ata mund të konvertojnë leje drejtimin grek, në leje drejtimi shqiptar, duke paraqitur kërkesën e tyre pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shtetit Shqiptar, pas kryerjes së kontrolleve mjekësore që vërtetojnë se personi është i aftë fizikisht të drejtojë një mjet motorik ose një kombinim të mjeteve të kategorisë specifike, si dhe të sigurojë një përkthim zyrtar të lejes së drejtimit greke, në gjuhën shqipe, pa qënë e nevojshme kryerja e testeve teorike dhe praktike. Për konvertimin e leje drejtimit greke në leje drejtimi shqiptare, mbajtësit e saj duhet të kenë moshën e parashikuar në legjislacionin e shtetit shqiptar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet