
Pronat, Nishani refuzon dekretimin e shefit të ushtrisë
Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani nuk e dekretoi propozimin e Kryeministrit për shefin e Ushtrisë. Sipas Nishanit, Jeronim Bazo nuk mund të marrë një mandat të dytë. Nishani shpjegoi se Bazo ka shkelur Kushtetutën, sepse nuk ka njoftuar për pronat e Ushtrisë. Ky ishte arsyetimi i presidencës. Pas përfundimit të mandatit të parë 3 vjeçar të Gjeneralmajor Bazos, në Presidencë kishte shkuar dosja me propozimin që ky person të vazhdonte një mandat të dytë, gjë e cila është hedhur poshtë nga Presidenti, për shkak të shkeljeve kushtetuese që ky i fundit ka bëre. Këto shkelje konsistojnë në mosrespektimin e Kushtetueses si dhe shkeljen e ligjit të komandimit zinxhir të Forcave të Armatosura. Kjo është hera e parë që Presidenti ka rrefuzuar një propozim të bërë nga Kryeministri.
Komenti juaj do të presë që të aprovohet. Pas kësaj, ai do të shfaqet poshtë artikullit
0 Komentet