Gjon Juncaj

''Nuk kam parë asnjëherë kaq shumë viktima të pafajshëm, të pambrojtur nga drejtësia, sesa këtu në Shqipëri''

E vërteta e zhveshur është gjithmonë më e mirë se çdo gënjeshtër e veshur bukur, prandaj dhe prokurori shqiptaro-amerikan Gjon Juncaj foli hapur dhe shumë sinqerisht dje, para pjesëmarrësve në aktivitetin TEX EX, që u mbajt në kryeqytet. "Shumë të rinj po braktisin shtëpitë e tyre për të gjetur alternativa të tjera. Dua të jem i ndershëm me ju. Jam i turpëruar për ata njerëz të pafytyrë, që kanë shkaktuar dhëmbje për njerëzit në disa sektorë, si në kujdesin shëndetësor dhe në atë të edukimit", tha ai. Juncaj qe një prej dhjetë folësve që ndanë historitë e tyre me publikun, duke dhënë po ashtu mesazhin e shpresës. Nuk mund t'ia dalim nëse nuk bëhemi të gjithë bashkë. Njërëzit kanë më shumë zë, sesa një grusht të korruptuarish me pushtet.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet