Parukierja rreh inspektorët, i kërkuan kasë fiskale

Dy inspektore tatimore janë dhunuar fizikisht nga një parukiere në Tiranë. Incidenti i dhunshëm ka ndodhur në gusht të 2015, në një parukeri në zonën e ish-bllokut. Shkak për këtë është bërë një gjobë për mungesën e kasës fiskale. Gjykata e Tiranës, ka shpallur fajtore protagonisten e ngjarjes, parukieren Elvira.H, për akuzën e goditjes për shkak të detyrës. Ajo u dënua fillimisht me 6 muaj burg por më pas gjykata ndryshoi vendimin, duke e lënë të pandehurën në liri me kusht, për një periudhë prej 18 muajsh.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet