Nuk punonte transponderi, avioni Tiranë-Milano ulje të detyruar në Rinas

Një avion i linjës Tiranë-Milano është detyruar të bëjë ulje të detyrueshme në aeroportine Rinasit. Avioni në pronësi të kompanisë ‘Blue Panorama’ është ulur vetëm 19 minuta pas nisjes. Në bordin e avionit ndodheshin 168 persona, të cilët përjetuan çaste paniku. Pas kësaj avarie, ka reaguar TIA dhe kompania e fluturimit. Ata kanë sqaruar se piloti është detyruar të ulë avionin, pasi ka konstatuar që trasponderi që transferon te radari sinjalin e ardhjes dhe të nisjes, nuk e kryente këtë funksion. Kompania e fluturimit ‘Blue Panorama’, ka siguruar pasagjerët se kanë mundësi të udhëtojnë me dy avion të tjerë, ose të rimbursohen për biletën e tyre.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet