ONM dorëzon listën e kandidatëve: 84 kandidatë përmbushin kriteret

Kryetarja e ONMsë, Genoveva Ruiz Calavera i dorëzoi sot Avokatit të popullit të shqipërisë rekomandimin e rishikuar të ONMsë, në një zarf të mbyllur për t’iu dërguar Kuvendit. Vëzhguesit kanë konfirmuar se stafi i zyrës së Avokatit të Popullit ka kryer detyrat e veta në përputhje me ushtrimin e mëparshëm. Vëzhguesit ndërkombëtarë të ONMsë kanë përfunduar tashmë vlerësimin e tyre të pavarur të dosjeve të plotësuara. Komisioni i vlerësimit në zyrën e Avokatit të popullit, publikoi dy lista të konsoliduara. 84 aplikantë janë vendosur në listën e kandidatëve të cilët përmbushin kriteret formale. Nga këta, 17 janë vlerësuar me rekomandim negativ nga ONM. 109 aplikantë janë vendosur në listën e kandidatëve, të cilët nuk përmbushin kriteret formale. Për rrjedhojë, 67 aplikantë mbeten të përshtatshëm për listën përfundimtare të votimit për shqyrtim nga Kuvendi. Tashmë është përgjegjësia e Kuvendit të Shqipërisë të emërojë anëtarët e institucioneve të rivlerësimit, në mënyrë që zbatimi i proçesit të rivlerësimit të mund të fillojë pa vonesa të mëtejshme.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet