OSHEE shtyn me 6 muaj afatin e kamatëvonesave

Shtyhen edhe 6 muaj afatet e vlefshmërisë së ofertave për faljen e kamatvonesave të dritave të papaguara nga pensionistët kryefamiljarë dhe qytetarët. Bëhet fjalë për detyrimet e krijuara deri më 31 dhjetor 2015. Kusht përfitimi, është lidhja e një aktmarrëveshjeje me OSHEEnë. Kategoritë përfituese janë të gjithë pensionistët, pensionistët kryefamiljarë, familjet me ndihmë ekonomike dhe qytetarët e tjerë që kanë detyrime të pashlyera të faturave të dritave, deri ën dhjetor të 2015ës. Afati i ri për lidhjen e akt-marrëveshjes me OSHEEnë, nga 30 qershori që ishte, do të shtyhet deri në 31 dhjetor të 2016ës. OSHEEja miratoi edhe hedhjen në treg të një skeme të re për shlyerjen e detyrimeve me këste fikse 2800 lekë në muaj, për qytetarët që kanë krijuar detyrime deri më 31 dhjetor të 2015ës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet