Oficeri që mori rryshfetin zhduket nga Shqipëria, prokurori Braho mohon akuzat

Prokuroria e Krimeve të rënda ka nxjerrë një urdhër arresti për oficerin e policisë gjyqësore, Fatos Lushi, i cili u filmua ng anjë kamera e fshehtë duke marrë 18 mijë euro rryshfet. Policia kreu kontrolle në banesën e tj dhe te të afërmit por nuk mundi ta gjente. Gjithatu dy telefonat e tij celularë rezultojnë të fikur. Kolegët e Lushit dyshojnë se ai mund të ketë kaluar ilegalisht kufirin, pasi në sistemin TIMS nuk janë regjistruar lëvizje të tij në kufi. Nga na tjetër, prokuroi Ardian Braho ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij. Sipas Brahos, Lushaj ka përdorur emrin e tij dhe se ai nuk ka gisht në këtë ngjarje. Vetë prokurori Braho është paraqitur te Krimet e rënda dhe ka deklaruar se ishte në dispozicion të hetimit. Ai tashmë është kthyer në banesën e tij, pasi u lirua dje në orën 17:00 nga izolimi. Ndërkohë Prokuroria po pret të marrë dëshmnë e biznesmenit Gani Manollari, ndaj të cilit ishte vendosur sekuestro. Gjithashtu ka dyshime për përsonin e videos, nëse është vetë biznesmeni apo i Infiltruari i policisë A.M. Ky i fundit ishte ndaluar të merrte pjesë në aksione të tilla, pasi disa raste të realizuara prej tij, kishin rezultuar me pafajsi në gjykatë, për shkak të mënyrës së simulimit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet