Operacion i përbashkët antitrafik në det, 1403 kg kanabis

Një tjetër gomone me lëndë narkotike bie në rrjetën e bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me parnerët. Roja Bregdetare dhe QNOD kanë njoftuar për një mjet lundrues të dyshimtë që lëvizte me shpejtësi të madhe në jug të shqipërisë në afërsi të Korfuzit.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me GdF në Durrës dhe Vlorë, kanë sinjalizuar dhe janë aktivizuar njësitë Guardia di Finanza në Bari e Taranto, si dhe dispozitivi Frontex. Pas interceptimit në det në afërsi të Kalabrisë ka filluar një ndjekje e gjatë në det të gomones oqeanike me motorë të fuqishëm nga 400 cv. Ndjekja ka filluar në mbrëmjen e datës 6 Prill dhe ka përfunduar rreth orës 16:00 të datës 7 Prill në pjesën fundore të Greqisë, falë edhe informimit në kohë reale të Rojes Bregdetare Greke e cila ka aktivizuar të gjithë potencialin e saj. Në pranga tre skafistët që ishin në bord, ndërsa kanë filluar proçedurat e identifikimit të tyre.

Ndërkohë janë sekuestruar rreth 1403 kg kanabis. Lënda narkotike është rekuperuar në Kalabri në Itali, atje ku ata e kanë hedhur në det gjatë ndjekies nga policia. Tre skafistët e arrestuar janë: D. L, 27 vjeç, K.S, 19 vjeç, A. A, 36 vjeç. Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti si dhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet