Operacionet antidrogë të përfunduara me sukses, Policia e Shtetit vlerësohet nga SELEC

Policia e Shtetit është vlerësuar me dy çmime të para nga Qendra e Zbatimit të Ligjit për Europën Juglindore në Rumani, SELEC. Këto çmime ja dhënë si pasojë e përfundimit me sukses të dy operacioneve me rëndësi zhvilluar në fillim të 2017 dhe për mirënjohjen e arritjeve në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike. Përkatësisht për operacionet "Koordinimi" dhe "Alias". Aksioni i koduar “Alias” u zhvillua në prill 2017 ku u arrestuan 22 persona, u sekuestruan 245 kg hashash, sasi të mëdha me fara kanabisi, 1.3 kg heroinë dhe 25 gramë kokainë. Ndërsa operacioni 'Kordinimi' është zhvilluar në zonën e Krujës në janar 2017 dhe janë sekuestruar 425 kilogramë kanabis.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet