Sekuestrohen makinat luksoze, përdoreshin për veprimtari kriminale

Policia e Elbasanit bëri me dije se pas operacionit disa orësh të forcave policore në qytet, janë bllokuar disa automjete luksoze të dyshuar se përdoreshin për zhvillimin e aktiviteteve kriminale. Një person është arrestuar për vjedhje me armë, si dhe janë shoqëruar në polici disa persona të tjerë të dyshuar. 27 persona me precedentë penalë në fusha të ndryshme janë dërguar në komisariat për verifikim.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet