Ora e tokës, 60 minuta pa drita

Dita e sotme shënon përvjetorin e dhjetë të orës së tokës. Ky eveniment kremtohet në mbarë botë dhe secili prej nesh në orën 20:30 duhet të fikë çdo paisje elektrike jo thelbësore për një orë, si një moment solidariteti në ndihmë të mjedisit. Këtë vit ‘ora e tokës’ pritet të thyejë rekordet e pjesëmarrjes. Plot 178 vende, 7000 qytete dhe miliona njerëz në mbarë botën do të jetë të angazhuar në këtë kremtim. Organizime do të ketë edhe në Tiranë, ku shoqata mjedisore ‘Ecovolis’ ka ftuar të gjithë të mblidhen në sheshin ‘Skëndërbej’, ku do të fiken dritat në 20:30 dhe do të lëshohen në qiell balona të vogla ndriçuese. ‘Ora e tokës’ pati pikënisjen e saj në vitin 2007 në Sydney të Australisë dhe që prej asaj kohe ka pasur një ndërgjegjësim të madh për çështjet e mjedisit nga organizata të ndryshme botërore.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet