Pa punë dhe pa paga, protestojnë naftëtarët e Ballshit

Punëtorët e përpunimit të naftës në Ballsh kanë dalë në një protest mëngjesin e sotëm para uzinës. Kjo për shkak të mos marrjes së rrogës gjithashtu mbylljen e përkohshme të punës për shkak të një mungese të lëndës së parë. Rreth 1000 punonjës prej 15 ditësh janë të pa punë pasi Inspektoriati Shteteror Teknik Industrial ka pezulluar punën për të kryer remontin në repartin e Koksit ku rreth 15 ditë më parë ndodhi një avari dhe u plagos një punonjës. Sot punonjësit kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për të furnizuar me lëndë të parë uzinën për fillimin e punës. Kreu i Sindikatës, Kamber Iljazi, thotë se nëse nuk merren masa, ata do të përshkallëzojnë protestat.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet