Jo dhunës nëpër shkolla, paketa e re shkon në Parlament

Ministrja e arsimit Besa Shahini tha se është gati një paketë masash të reja për të luftuar dhunën në shkolla. Shtysa iu dha nga rasti i fundit ku një prind goditi mësuesin e djalit të tij. Shahini tha se për dhunën që ushtrohet për personat në krye të detyrës ka nisur një paketë e re ndryshimesh në kodin penal e cila do të votohet në seancën e radhës plenare. "Para pak ditësh një prind ka goditur mësuesin e fëmijës së tij. Arsyet nuk janë të rëndësishme sepse nuk ka asnjë arsye që kjo të ndodhë! Për rastet e dhunës si ky apo ato ndaj mjekëve, policëve dhe kujtdo punonjësi tjetër që mundohet t'i shërbejë qytetarëve me punën e tij, kemi nisur paketën e re të ndryshimeve në kodin penal, e cila do të votohet në seancën plenare të radhës. Qëllimi është që dënimi të jetë i përshtatshëm dhe të shërbejë si parandalues i akteve pa sens të dhunës!", shkruan Shahini.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet