Pakti për Universitetin tejkaloi kërkesat, e paqartë çfarë kërkojnë studentët e ngujuar

“Me studentët po bëjmë një dialog shumë të hapur dhe Pakti për Universitetin tejkalon realizimin e tetë pikave të studentëve”, tha ministrja e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Besa Shahini, ndërsa theksoi se për ata studentë që janë të ngujuar nuk e kam të qartë se çfarë po kërkojnë.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në një intervistë për KTV u shpreh se 8 kërkesat e studentëve janë marrë parasysh dhe për to tashmë është hartuar një plan, i cili po shtyhet përpara dhe ka filluar të zbatohet.

Shumica e studentëve tashmë nuk po dalin në protestë dhe kanë vendosur që t’i kthehen universitetit, tha Shahini, ndërsa shtoi se kërkesat e atyre që kanë mbetur, e që sipas saj, është një grup tejet i vogël, janë të pakuptueshme.

“Këta që kanë mbetur nuk e kam të qartë më se çfarë po kërkojnë. Një artikulim që e kanë bërë është abrogimi i Ligjit për Arsimit e Lartë që është i vitit 2015. Përshtypja ime është që edhe nëse këta studentë e kanë lexuar me kujdes, nuk jam e sigurt që po i kuptojnë implikimet e Ligjit, por thjeshtë, duke u ndikuar nga situata politike në Shqipëri, e kanë artikuluar këtë kërkesë”, tha ajo. /Ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet