Papa lumturon martirët katolikë të Shkodrës më 5 nëntor

Papa Francesku firmosi më 26 prill 2016 dekretin për lumturimin e Imzon Vinçens Prendushit dhe 37 priftërinjve të tjerë katolikë, të vrarë gjatë periudhës së komunizmit. Përmes një letre dërguar nga Sekretaria e shtetit të Vatikanit, papa konfirmon se ceremonia do të bëhet më 5 nëntor 2016. Si vend është përzgjedhur sheshi i katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër. Ceremonia do të udhëhiqet nga prefekti për çështjen e shenjtërve, kardinal Angelo Amato. Ndërkohë, arqipeshkëvi i Metropolit Shkodër dhe njëkohësisht, president i konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, u ka bërë thirrje qytetarëve, për të kremtuar sa më denjësisht këtë moment historik për kishën dhe kombin.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet