Papunësia, shkaku kryesor i kriminalitetit në vend

Personat pa shkollë, në pjesën më të madhe meshkuj janë më të ekspozuar ndaj krimit. Sipas raportit të fundit të prokurorisë, cituar sot nga shqiptarja.com, 98,4% e të pandehurve janë meshkuj (1,5% të mitur), ndërsa 1,6% janë femra (në këtë shifër nuk ka të mitura). Në 98,4% të të pandehurve vetëm 3,2% janë me arsim të lartë dhe 43,6% me arsim të mesëm, pjesa tjetër me arsim 9 vjeçar. Duket se papunësia një prej shkaqeve kryesore që i çojnë ato në krime ku një pjesë e mirë e të pandehurve janë të papunë, pjesa tjetër është e punësuar në sektorin privat, ndërsa më pas vijnë të punësuarit në shtet (1,7% e tyre). Në këtë pikë qyteti dhe fshati nuk përben ndonjë ndryshim, por punesimi duket se shtyn fort njerëzit drejt akteve kriminale.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet