Paralajmërimi i fortë i ministres britanike për kriminelët shqiptarë. Ja cilët janë

Sekretarja britanike për çështjet e brendshme Priti Patel është zotuar se do të veprohet me dorë të hekurt ndaj të gjithë atyre shqiptarëve të përfshirë në krime në Britaninë e Madhe.

Patel sipas gazetës Daily Mail bëri një koment dje kur drejt Tiranës u dëbuan disa shqiptarë të përfshirë në krime. “Anglia do të jetë një vend më i sigurt pa këta kriminelë. Mesazhi dëbimit të tyre është i qartë.Nëse ju vini në këtë vend dhe abuzoni mikpritjen, ju do të dëboheni” deklaroi ajo.

Shqiptarët e dëbuar janë:

Armand Gjyriqi 27 vjeç, i dënuar me 8 vite burg për shitje kokaine.

Andrea Kapo 24 vjeç, i dënuar me 5 vite burg për shitje kokaine dhe përdorim të dokumenteve të falsifikuar. Policia në vitin 2018 i kapi Kapos 53.000 stërlina cash dhe kokainë me vlerë 65.000 stërlina.

Orgito Asllanaj 29 vjeç i dënuar me 12 vite burg për rritje kanabisi në një shtëpi.

Në burgjet angleze dhe të Wales janë 9.200 shtetas të huaj. Shqiptarët përbëjnë 11% të totalit të tyre.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet