Pas 'Omnix' largohet edhe një tjetër kompani

Sulmi barbar ndaj administratorit të kompanisë ‘Omnix’, Fadi Mitri po jep efekte negative në investime. Kompania angleze ‘Chapman Taylor’, lider në botë në fushën e arkitekturës, ka humbur 15 milionë euro, për shkak të largimit të ‘Omnix’. ‘Kjo kompani kishte hartuar projektin në Gjirin e Lalëzit dhe do të mbikëqyrte zbatimin e tij deri në vitin 2018. Chris Lanksbury, drejtor i përgjithshëm i ‘Chapman Taylor’, shprehet se nga sulmi barbar ndaj biznesmenit Fadi Mitri, Shqipëria humbi reputacionin për investime, madje theksoi se kompania e tij do të mendohet dy herë përpara se të nisë të investojë sërisht në Shqipëri.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet