Alarmi i gazetarit: Pas kapjes së 613 kg kokainë, priten vrasje mes trafikantëve

Gazetari Çaka: Bllokimi i drogës do të shkaktojë përplasje mes grupeve

Kapja e 613 kilogramëve kokainë në Durrës pritet të sjellë përplasje deri të armatosura mes trafikanëtëve. Gazetari i kronikës së zezë në “Report Tv”, Ndriçim Çaka, dha dje detaje nga zhvilimet e fundit të operacionit për bllokimin e sasisë më të madhe të kokainës në vendin tonë.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Çaka u shpreh se për trafikantët kjo ka qenë një goditje e madhe. Sipas tij ata doemos duhet të kenë marrë garanci për këtë sasi që nuk do kishte probleme por kapja e saj u ka sjellë një dëm të madh. Nisur nga kjo por edhe nga përvojat e mëparshme si në vendin tonë por edhe më gjerë pritet që të ketë përplasje mes tyre. Çaka bëri analogji me një sasi tjetër që u kap vite më parë në Malin e Zi dhe menjëherë pas saj ndodhën disa vrasje të rënda që lidhen me bllokimin e kësaj ngarkese.

Në fakt vitet e fundit janë shtuar vrasjet për motive prishjen e pazareve të drogës apo edhe për shkak të bllokimit dhe goditjeve që ka bërë policia. Për vitin 2017 vërtetë në Shqipëri u shënua numri më i vogël i vrasjeve në 52 të tilla në 12 muaj, por mes tyre janë 12 vrasje që kanë patur për motiv kultivimin dhe trafikimin e drogës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet