Pas testimit të inspektorëve, nis reforma për punonjësit e doganave

Departamenti i Administratës Publike ka bërë të ditur se reforma e qeverisë për testimin e të gjithë punonjësve të doganave do të zbatohet në ditët në vijim. Pas testimit të inspektorëve në të gjthë vendin, tashmë janë punëtorët e doganave të cilat do ti nënshtrohen një testi për njohuritë e tyre. DAP ka bërë të ditur se testimi me shkrim do të zhvillohet në fillim të janarit, përkatësisht në datat 8 dhe 9. Vendi dhe ora nuk janë caktuar ende, ndërsa pritet një njoftim i dytë pasi të jetë marrë vendimi. Pyetjet do të jenë teorike, por gjithashtu edhe ushtrime praktike. Në bazë të këtij testimi do të vlerësohen njohuritë mbi ndryshimet e ndodhura në legjislacionin doganor. Pas përfundimit të kësaj faze, në bazë të vlerësimeve do të nisë edhe vala e shkarkimeve. Të gjithë ata që nuk marrin pikët e nevojitura do të pushohen nga puna.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet