Pasojat e përmbytjeve, hiqen 7 mijë metër kub ujë nga autostrada

Përmbytjet e një muaji më parë kanë shkaktuar dëme të mëdha vend, pasojat e të cilave ende nuk janë normalizuar. Ndërkohë qeveria po shpërndan ndihma dhe po bën bilancin e dëmeve të shkaktuara. Mijëra euro dëm janë shkakruar edhe në autostradën Tiranë-Durrës. Në çdo vit që vendi ka shira autostrada është gjithmonë ajo që përmbytet e para. Edhe pse kanë kaluar rreth një muaj, situata ende nuk është normalizuar. Kjo edhe për shkak të vështirësive që ka zona. Ndërkohë prej ditësh Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është duke punuar intesivisht për të larguar inertet që shkaktuan shirat masivë. Deri më tani janë hequr rreth 7 mijë metër kub, dhe gjithashtu po punohet për të shmangur në çdo rast përmbytje të tjera.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet