Patentat e Kosovës së shpejti do njihen nga vendet e BE

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm në Facebook

Së shpejti patentat e Kosovës do të njihen edhe nga vendet e Bashkimit Europian. Këtë lajm të mirë e ka bërë të ditur në një postin në Facebook nga ministri i Punëve të Brendshme të shtetit të dytë shqiptar në Ballkan, Flamur Sefaj. Sipas tij së shpejti do të ketë marrëveshje për njohjen reciproke për lejen e drejtimit të Kosovës me shtetet e BE-së.

Sefaj ka shkruar në një status në Facebook se patentë-shoferi i Kosovës mund të përdorët për tranist në komunikacion rrugorë në pothuajse të gjitha shtetet e BE-së.

Postimi i plotë i ministrit Sefaj

Ditë më parë kemi lëshuar patentë-shoferin me dizajn të ri, i cili i plotëson të gjitha standardet ndërkombëtare dhe garanton nivel të lartë të sigurisë .Patentë-shoferi i Republikës së Kosovës mund të përdoret për transit në komunikacionin rrugor pothuajse në të gjitha shtetet e BE-së.

Ministria e Punëve të Brendshme është duke punuar që në afat sa më të shkurtër të kemi marrëveshje reciproke për njohjen – ndërrimin e patentë-shoferëve të Kosovës me patentë-shoferë të shteteve të BE-së që ende nuk e lejojnë këtë gjë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet