Për ata që nuk i duan emigrantët

Foto e shkrepur sapo një grup refugjatësh sirianë mbërrijnë në brigjet e ishullit Kos, Greqi

HermesNews - Për ata që nuk e kanë parë këtë pamje më parë nëpër rrjete sociale, është shkrepur nga fotografi freelance Daniel Etter publikuar në të përditshmen New York Times. I është bërë një refugjati nga Siria (Deir Ezzor) që përlotet me të birin dhe të bijën pas mbërritjes së tyre shëndosh e mirë në brigjet e ishullit Kos, Greqi, më 15 Gusht. Ai dhe familja e tij kishin udhëtuar në një gomone me 15 burra, gra dhe fëmijë. Për gazetën gjermane Spiegel, Etter tha: "Pas dy orësh, gomonia kishte humbur ajër dhe uji kishte filluar të futej brenda. Refugjatët ishin krejtësisht të lagur kur mbërritën në ishull, por të lehtësuar që ishin ende gjallë". Pamja ka përçuar një emocion të fortë tek mijëra shikues online dhe nëpër media sociale.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet