Për herë të parë në Shqipëri një gjenerale grua

Presidenti Bujar Nishani, me propozim të ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, ka dekretuar me gradën gjeneral brigade Manushaqe Shehun. E lindur në Peshkopi më 5 nëntor të vitit 1965, Manushaqja mori titullin e oficeres në vitin 1984. Megjithëse një grua, kjo nuk e ka penguar Manushaqen në karrierën e saj, përkundrazi ajo ka kryer disa funksione gjatë 32 viteve me uniformë, ka shërbyer në disa detyra në shërbim të atdheut. Disa nga detyrat e kryera ndër vite kanë qënë: shefe Logjistike në Brigadën e Peshkopisë, drejtuese e zyrës së Financës etj. Që prej 1 nëntorit të këtij viti është komandante e Akademisë së Nënoficerëve, detyrë të cilën vijon ta ushtrojë. Është njohëse e mirë e dy gjuhëve të huaja.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet