Përfundon protesta: studentët e juridikut fillojnë mësimin, gati ambjentet e reja

Investim dhe ambjente të reja. Studentët e juridikut do të zhvillojnë orët e tyre të seminarit në sallat e reja. E tha dekani i Juridikut Artan Hoxha, dhe më pas u përcoll nga një studente. Ditët e humbura do të rikuperohen aty. Një tjetër studente tha se: “proçesi mësimor do të fillojë nesër, në mënyrë që të jemi të gjithë të përgatitur”. Dekani Hoxha kishte folur më parë dhe me ministren e Arsimit Shahini, për të caktuar se cili do të jetë ambienti ku do të zhvillohet mësimi. Pas kërkesës së studentëve për të vijuar mësimin në mënyrë që të mos humbasin vitin e ri shkollor, dekani Hoxha i çoi një kërkesë ministrisë së Arsimit për t’i mundësuar ambiente për të zhvilluar mësimin.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet