Përfundon strategjia për transportin, gati ndërtimi i rrugëve të reja

Qeveria ka përfunduar hartimin e draftit final të Strategjisë kombëtare të transportit. Drafti i hartuar nga ministria e Transporteve, përfshin planin kombëtar të investimeve për periudhën 2016-2020 dhe është hartuar me asistencën teknike të Bashkimit europian. Në strategji përfshihen ; ndërtimi i 12 rrugëve të reja, mirëmbajtja e atyre ekzistuese, projektet në hekurudha, porte dhe avizcionin civil. Kostoja e implementimit të strategjisë deri në 2020, llogaritet 1.25 miliardë euro. Për ndërtimet e rrugëve parashkohen që të kryhen investime me vlerë 706 milion euro, ndërsa 128 milion euro, janë parashikuar për mirëmbajtjen. Kostoja e projekteve të reja do të kapë vlerën e 493 milionë eurove, ku 333 milion do ët shkojnë për rrugët, 123 milion për hekurudhat, 8 milion për portet dhe 9.9 milion për aviacionin civil.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet