Përfundon vaksinimi i kafshëve, Panariti rikthen tregtinë e mishit

Minsitria e Bujqësisë ka rikthyer tregtimin e mishit nga thertoret. Ministri Edmond Panariti, ka vendosur të lehtësojë masat bllokuese, pas përmirësimit të treguesve epidemiologjikë të sëmundjes dermatoza nodular dhe konsolidimit të imunitetit vaksinal. Kafshët tashmë janë të shoqëruara me certifikata veterinare, me destinacion të përcaktuar drejt thertoreve. Urdhrat e moslejimit të tregtimit të mishit, dolën me qëllim marrjen e masave ndaj përhapjes së sëmundjes tek gjedhët, e cila preku edhe Shqipërinë pas vendeve të rajonit. Tregtimi u bllokua që nga 8 korriku, ditë prej së cilës nisi vaksinimi në të gjithë fermat e vendit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet