Përgjigja e të gjitha sfidave në botë

Në ditën e tretë të konferencës për paqen në botë, Ipeshkvi katolik i francës Michel Santier thotë se, çështja e fondamentalizmit është çështja e një kulture të

TIRANE - Harmonia midis liderëve fetarë është përgjigja e të gjitha sfidave në botë. Shembulli që jep Shqipëria është përgjigja për gjithë botën. Në ditën e tretë të konferencës për paqen në botë, Ipeshkvi katolik i francës Michel Santier në një prononcim për atsh thotë se, çështja e fondamentalizmit është çështja e një kulture të vetme, të shekullarizimit e përballë këtyre sfidave është edhe problemi i konservimit të krijimit. "Ndaj është e rëndësishme të punojmë së bashku për t’iu përgjigjur këtyre sfidave” tha Santier. Ai nënvizoi se rruga e dialogut për të vërtetën është në respekt të të varfërve, ku sipas tij “nesë punojmë së bashku, gjejmë rrugën e paqes”. Pyetjes se çfarë do të thotë për botën takimi i organizuar në Tiranë, Michel Santier u shpreh se shembulli që jep Shqipëria, është përgjigja për të gjithë botën. “Fetë nuk janë gjërat e luftës, janë të përdoruara në favor të pushtetit, potencialit, të disave që duan t’i imponojnë botës dhunën. Myslimanët në këto takime, thanë shumë qartë se ISSIS nuk ka lidhje me islamin dhe duhet që së bashku, përballë këtyre që duan të ndajnë njerëzit e fEtë, nëpërmjet një dëshmie që të tregojnë rrugën e vërtetë drejtë paqes” nënvizoi Santier.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet