Përgjime të paautorizuara, Prokuroria nis hetimin për përdorimin e aparaturës

Prokuroria e përgjithshme ka nisur një hetim në lidhje me përdorimin e mundshëm të një pajisjeje përgjimesh, pa autorizim ligjor. Pajisja dyshohet se është përdorur në Tiranë dhe prej më shumë se një muaji është vendosur në Drejtorinë e përgjishme të policisë në kryeqytet. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se ky organ ka nisur prej dy ditësh hetimet, pas informacioneve për një fluks të madh përgjimesh nga ana e policisë së shtetit. Këto përgjime janë cilësuar si të dyshimta, pasi as nga përmbajtja e as nga metodika e ndjekur, nuk janë të njohura për Prokurorinë dhe Shërbimin informativ. Hyrja në Shqipëri e pajisjes së përgjimit të telekomunikimeve, mendohet se është pasqyruar në dokumentacion si një ndihmë e partnerëve italianë. Aparaturat janë instaluar në policinë e shtetit, me qëllimin e trajnimit të efektivave të policisë për kërkim-gjurmimin e personave në kërkim.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet